Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Zvërnec të Vlorës, ku tre të rinj humbën jetën në plazh.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha e shpall ditën e sotme ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar.
Duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët e të ndjerëve, ish-kryeministri lutet që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.
“Ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar!
Të dashur miq, sot është një ditë zie për Vlorën dhe turizmin shqiptar.
Në bregdetin e Vlorës, Zvërnec dhe Uji i Ftohtë kanë humbur jetën në ujë katër pushues; një djalë 14-vjeçar në Ujë të Ftohtë dhe në Zvërnec, dy vajza nga Vlora dhe një djalë shqiptar nga Maqedonia, që flijoi jetën në përpjekje për shpëtimin e tyre.
Me këtë rast, le tu shprehim të dashur miq, ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve dhe të lutemi që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.
Ngushëllime!”, shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.