Sport

34-vjeçari Ronaldo i kaloi 92 metra brenda dhjetë sekondave

Cristiano Ronaldo mund t’i ketë mbushur 34 vjeç, mirëpo ai ende posedon mjaft shumë shpejtësi. Këtë e dëshmoi gjatë fitores së Juventusit me rezultat 4:3 kundër Napolit, duke vrapuar nga njëra portë te tjetra.

Në minutën e 15-të të ndeshjes, Juventusi e pati mundësinë ta nisë një kundërsulm dhe Cristiano Ronaldo vrapoi në fushë me shpejtësinë që e kishte shfaqur veçanërisht gjatë kohës së tij në Manchester United, transmeton Gazeta Express.

Portugezi arriti nga njëra zonë e 16-metërshit te tjera brenda vetëm 10 sekondave, duke shënuar shpejtësi prej 33.12 kilometrash në orë, përderisa Juventusi po tentonte të kalonte nga faza e mbrojtjes në atë të sulmit.

Vetëm vitin e kaluar, në Rusi, Ronaldo ishte më i shpejti në Kupën e Botës, duke i lënë prapa vetes 735 lojtarë në këtë turne. Ai e arriti këtë përmes vrapit të tij në ndeshjen kundër Spanjës, kur shënoi het-trik.

the authorBurbuqe Metolli