Diego Maradona e humbi toruan duke iu vërsulur me grushte gazetarëve, pasi skuadra e tij Dorados e humbi mundësinë për t’u promovuar në ligën elitare meksikane për shkak se u mposht në ndeshjen e dytë ndaj Atletico San Luis.
Dorados e kishte mposhtur San Luisin 1-0 në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit humbi 4-2 dhe si pasojë nuk arriti të promovohej.
Maradona u përjashtua nga stoli në fund të ndeshjes së parë pasi i kishte abuzuar gjyqtarët e ndeshjes për shkak se nuk i kishin dhënë penallti ekipit të tij. Si pasoi, ai e shikoi ndeshjen e dytë nga tribuna, ku u pa duke pirë nga një shishe birre.
Në video të postuara më vonë në rrjetet sociale, 58-vjeçari shihet duke iu vërsul turmës me gazetarë para se sigurimi ta ndalojë. /Gazeta Express/
Circula en redes un video de Maradona soltando golpes cuando salía del palco donde observó la Final del @AscensoMX entre @Dorados y @AtletideSanLuis
📹 @mauriciopedroza pic.twitter.com/sLjXHx48Qn
— CANCHA (@reformacancha) December 3, 2018