Më shumë se 50 zyrtarë shtetërorë nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç është e paraparë me Ligj.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 47 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar me arsye, ndërsa 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë fare.
Zyrtarët që nuk e kanë deklaruar pasurinë në AKK janë kryesisht zyrtarë nga institucionet lokale.
Ndërsa Bardhyl Meta, Sami Lushtaku dhe Bujar Bukoshi, sipas AKK-së, nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.