ShowBiz

2Ton aktor në videoklipin e një artisti të ri

Rap-artisti i ri Diamond ka sjell së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

Ashtu siç mban emrin në pseudonimin e tij, njëjtë ka vendosur ta titullojë edhe këngën e tij të re “Diamond”.

Muzika është realizuar nga reperi i njohur 2Ton, ndërsa për vargjet e këngës është kujdesur vet Diamond.

Një detaj shumë i veçntë në këtë projekt është se pjesë të videoklipit artisti i ri ka edhe reperin 2Ton, i cili për herë të parë shijon se si është të jesh pjesëmarrës në një videoklip si aktor.

Klipi i këngës është mjaft interesant, dhe është punuar nga produksioni XL Films.

the authorE B