Valencia po i kërkon afro 29 milionë euro Arsenalit për t’ia shitur Shkodran Mustafin.
Shkodran Mustafi gjatë këtyre ditëve pritet të largohet nga Valencia. Ai ka zgjuar interesimin e Arsenalit, të cilët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Sipas Daily Mirror, Valencia po i kërkon 25 milionë funte (afro 29 milionë euro) Arsenalit për mbrojtësin shqiptarë, përcjell Express.
Kurse, thuhet se ekipi londinez janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë, pasi Mustafi pëlqehet shumë nga Arsen Wenger. /Express/
