Sport

25 yjet e futbollit që janë besimtarë të devotshëm

Sot festohet në mbarë botën Fiter Bajrami, festa e madhe për besimtarët myslimanë. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit, ndërkohë që besimtarë të devotshëm nuk kanë ngurruar të shkojnë deri në Mekë, në vendin e shenjtë, për t’u falur e kërkuar bekimin e Zotit.

Ndër ta ka edhe futbollistë të mirënjohur, si Paul Pogba, Mesut Ozil, Mohamed Salah, Karim Benzema, Franck Ribery etj.

Ata agjërojnë rregullisht, edhe pse Ramazani përkon me periudha të aktivitetit të tyre sportiv. “Oh My Goal” ka përmbledhur në një video-mesazh, me rastin e kësaj ditë të madhe, 25 futbollistët që e festojnë Fiter Bajramin si besimtarë të devotshëm, edhe duke agjëruar gjatë muajit të Ramazanit.

the authorBurbuqe Metolli