Aktuale

200 biznese prej 2 muajsh pësojnë dëme, shkaku i energjisë

Përfaqësues të 200 bizneseve prodhuese të cilat funksionojnë në fshatin Babushë përgjatë magjistrales Prishtinë-Ferizaj, vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike që furnizohen nga KEDS-i, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve, ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe tensioni i ulët gjatë 2 muajve të fundit po u shkakton dëme mjaft të mëdha në pajisje elektronike.

Në KEDS të Ferizajt kanë thënë se janë në pritje për realizimin e një projekti të ri për forcimin e energjisë elektrike në këtë pjesë, mirëpo njëherësh janë duke e pritur një pëlqim nga Ministria e Infrastrukturës për vendosjen e shtyllave të reja.

the authorE B