Sikurse shumë adoleshente, Maedeh Hojabrit i pëlqente të vallëzonte në dhomën e saj, ta incizonte dhe ta postonte klipin në Instagram.
Megjithatë, Hojabri jeton në Iran, ku gratë nuk lejohet të vallëzojnë, të paktën jo në publik.
19-vjeçarja ishte arrestuar pa zhurmë në muajin maj dhe faqja e saj ishte hequr, me 600 mijë ndjekës që u brengosën ku është.
Përgjigja erdhi tek të martën, ku disa fansa e njohën përmes një fotografie të turbullt ku quhej “Rruga e Gabuar” dhe që pranonte se “vallëzimi është krim” dhe se familja e saj nuk ishte në dijeni për videot me këngën “Bonbon” të këngëtares shqiptare Era Istrefi.
Kjo ka kthyer menjëherë reagimet e përkrahësve të Hojabrit që kanë nisur një iniciativë në rrjete sociale duke postuar video të kërcimeve e fotografi në Instagram.
Protesta online pritet të nxisë qeverinë iraniane të mbyllë edhe këtë rrjet social, pas bllokimit të disa të tjerave.