Kylian Mbappe së shpejti mund të bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit, transmeton IndeksOnline.
Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se Florentino Perez ka ofruar plotë 180 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të Monacos, Mbappe.
Madje thuhet se sulmuesi i Kombëtares franceze ka arritur marrëveshje me madrilenët dhe së shpejti do të vjen konfirmimi zyrtar.
Të interesuar për Mbappen ishin shumë skuadra europiane, si Liverpool, Chelsea, United, Milan e Inter. Por, francezi duket se do ta zgjedh klubin e zemrës./IndeksOnline/