Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për Kilyan Mbappn
Paris Saint-Germain është duke i bërë konkurrencë të madhe Real Madridit për yllin e ri të Monacos, Kilyan Mbappn.
Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, ekipi nga Parisi është gati të shpenzoj 150 milionë euro për reprezentuesin francez.
L’Equipe shkruan se drejtori i ri sportiv i PSG-së, Antero Henrique i ka bindur drejtuesit e klubit që të transferojnë Mbappn.
Mbappn ka shkëlqyer këtë sezon me Monacon në Ligue 1, ku e fituan titullin e kampionit, dhe në Ligën e Kampionëve ku arritën deri në gjysmëfinale. /Express/