Sport

100 gola të shënuara nga Messi dhe Ronaldo së bashku në vitin 2018

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë të qëndrojnë një nivel mbi të gjithë në botën e futbollit, përkundër kalimit të viteve dhe moshës.

Dyshja, që po ashtu gjatë karrierës së tyre i kanë fituar 10 Topa të Artë, nga pesë secili, i kanë shënuar plot 100 gola së bashku në vitin 2018, pasi Ronaldo realizoi dygolësh në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sampdorias të shtunën në Allianz Arena, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e çoi në 14 numrin e përgjithshëm të golave në 19 ndeshjet e para në Serie A, por nuk ia doli të realizojë het-trik në mënyrë që ta mbyllte vitin kalendarit me 50 gola për herë të tetë më radhë.

Messi, në anën tjetër, e mbyll vitin me dy gola më shumë se rivali i tij, pasi i ka realizuar 51 sosh në të gjitha garat më 2018.

Thënë thjesht, të dy janë në një nivel krejtësisht tjetër për çfarë të gjithë duhet të jenë mirënjohës që argjentinasi dhe portugezi luajnë në epokën e njëjtë. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli