Barcelona ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën mesfushorit spanjoll, Carles Alena.
E ardhmja e mesfushorit fantastik të Barcelonës, Carles Alena është vendosur, sepse ka vazhduar kontratën edhe për tre sezone.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit katalunas, ndërsa klauzola e tij është 75 milionë euro.
“Barcelona dhe lojtari Carles Alena kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për tre sezone”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Alena ka qenë duke u kërkuar nga shumë skuadra, ndër to Arsenal dhe Tottenham. /Express/






















