Sport

​Zidane lavdëron Iscon: Ai luan futboll të rrugës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Isco është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij

Mesfushori spanjoll ishte më i rëndësishmi në fitoren 2:0 ndaj Espanyol, duke shënuar të dy golat e ndeshjes.

“Isco e di se është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai luan sikurse të ishte duke luajtur në rrugë”, tha Zidane pas ndeshjes.

Ai po ashtu tha se nuk janë vetëm Reali dhe Barcelona që luftojnë për titullin e La Ligas, pasi janë edhe disa skuadra tjera në garë. /Express/