Tech

​Xiaomi Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus prezantohen më 7 dhjetor

Kompania Xiaomi ka bërë të ditur se telefonat e saj të ri Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus zyrtarisht do të prezantohen më 7 dhjetor, transmeton KosovaPress.

Telefonat do të prezantohen nga ana e pop bendit SNH48. Në fotografi, ku anëtaret e këtij grupi mbajnë telefonat, duket Redmi 5 me panel me ekran FullView, derisa në anën e pasme ndodhen kamera dhe skaneri për gishtërinj.

Xiaomi Redmi 5 pritet të kushtojë rreth 130 euro.