Sport

​Xhaka e Mustafi triumfojnë në derbin e shqiptarëve në Premier League

Dyshja shqiptare e Arsenalit, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi kanë triumfuar në derbin shqiptar të Premier Leagues, duke mundur Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit anglez.

“Topçinjtë” kanë bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit, duke arkëtuar edhe tri pikë mëdha në duel me Stoke Cityn, transmeton KosovaPress. Walcott (42’), Ozil (50’) e Iwobi (75’) u përkujdesën për fitoren e Arsenalit, kurse, golin e nderit për mysafirët e realizoi Adam (29’).

Në radhët e Arsenalit titullar ishin Xhaka e Mustafi, duke treguar paraqitje mjaft të mirë kurse, te Stoke City nga minuta e parë në lojë u paraqit Xherdan Shaqiri.

Pas kësaj fitore, Arsenal ngjitët në krye të tabelës më 34 pikë, aq sa ka edhe Chelsea, e cila një ndeshje me pak, kurse, Stoke City renditet e dhjeta më 11 pikë. /KosovaPress/