Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara “Kosova 2016”.
Në një njoftim për media, thuhet se kjo mini-olimpiadë do të mbahet me 25 dhe 26 qershor, dhe do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj.
“Në ceremoninë e hapjes se mini-olimpiadës do të marrin pjesë ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schumberger, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Njomza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik, përfaqësues nga Ministria e Kulturës si dhe përfaqësues të KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftim./KP