Fadil Vokrri ka thënë se Kosova do të jap më të mirën kundër Kroacisë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka pranuar se gjasat e Kosovës kundër Kroacisë janë minimale.
Ai tha se Kroacia është një superfuqi futbolli dhe janë shumë të lumtur që do të luajnë kundër tyre.
“Kroacia ëshët superfuqi futbolli dhe një favorit i madh. Ne jemi të vetëdijshëm se gjasat tona janë minimale, por ne do të japim më të mirën tonë”, tha Vokrri për Vecernji.
“Për lojtarët kjo është një sfidë dhe një nder i madh që do të luajnë kundër lojtarëve të tillë. Unë besoj se do të dhurojmë një përshtypje të mirë në këtë ndeshje”. /Express