Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me qëllim “Ndërtimin e Palestrës së Sporteve në Viti”. Investimi i këtij projekti do të kushtojë 1 milion e 500 mijë euro.
Përmes një komunikate për media nga zyra e ministrit Shala thuhet se kjo palestër moderne, do të krijojë kushte shumë të mira dhe në përkim me standardet bashkëkohore, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të sportit në këtë vend.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se ky projekt është i një rëndësi të veçantë, meqë Vitisë i ka munguar një objekt i tillë. /KosovaPress/