Sport

​Veseli inkurajon lojtarët e Kosovës pas humbjes së thellë (Foto)

Në Shkodër për ta parë nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë ishin edhe krerët e shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli pas ndeshjes që Kosova humbi 6 me 0, ka shkruar një status në Facebook duke thënë se Kosova duhet të besojë dhe punojë edhe më shumë për fitore.

Statusi i Veselit: 

 Në rrugën tonë drejt suksesit do të kemi ditë kur barra e humbjes do të duket e rëndë. Por ne gjithmonë duhet të besojmë dhe të punojmë edhe më shumë për fitore. Forca Kosova! ??