Valencia nuk dëshiron të shes sulmuesin Paco Alcaser në Barcelona
Mediat spanjolle mbrëmë kishin shkruar se sulmuesi i Valencias, Paco Alcaser do të jetë sulmuesi i katërt i Barcelonës, por kjo duket se nuk do të ndodhë.
Sipas Supersport, Valencia ka ndalur bisedimet dhe nuk dëshiron të shes Alcaser, pavarësisht se si pjesë e marrëveshjes ishin përfshirë edhe Munir dhe Smaper.
Tani zyrtarët e Valencias e kanë bërë të pashitshëm sulmuesin dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm nëse ndonjë skuadër paguan 80 milionë euro, aq sa është klauzola e lojtarit