Sport

​Unitedi kërkon talentin më të madh belg

Manchester United kërkon mesfushorin e Anderlechtit, Youri Tielemans.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka kërkuar nga skautët e skuadrës që të përcjellin mesfushorin Youri Telemans, shkruan Daily Star.

Belgu është një nga talentet më të mëdhenj në botë dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij Anderlecht, ndërsa së fundmi edhe e Kombëtares së Belgjikës.

Por, Untedi nuk është e vetme në garë, pasi për lojtarin po interesohen edhe Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham. /Express/