Sport

​UEFA: Ky është sulmuesi më i mirë i Euro 2016 (Foto)

Gareth Bale është sulmuesi më i mirë në Euro 2016

Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale është sulmuesi më i mirë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Francë sipas UEFA’s.

Bale ka qenë i jashtëzakonshëm ku ka shënuar tre gola, dy prej të cilëve kanë qenë nga gjuajtjet e lira, duke ndihmuar kështu Kombëtaren e tij që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në vendin e dytë është Oliver Giroud i Francës, që shënoi dy gola mbrëmë kundër Islandës, në fitoren 5:2.

Në vendin e tretë është Cristiano Ronaldo, që po ashtu është kualifikuar në gjysmëfinale dhe do të luaj kundër Uellsit të mërkurën.