Kroacia ka pësuar humbje sonte si mysafir nga Turqia me rezultat 1:0, në kuadër të grupit I kualifikues për botërorin “Russia 2018”.
Golin e vetëm në këtë takimin e zhvilluar në Yeni Eskisehir, e shënoi Tosun në minutën 75.
Pas kësaj fitoreje, Turqia ka shtuar gjasat për pjesëmarrje eventuale në botërorin në Rusi, derisa Kroacia një gjë të tillë duhet ta sigurojë në ndeshjen e radhës.
Kroacia ka 16 pikë në krye të tabelës, ndërsa Turqia ka 14 pikë në vendin e katërt. /KosovaPress/