Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e vështirësuar nga përmbytjet në Shqipëri.
Thaçi ka shkruar në facebook se në emër të institucioneve të Kosovës, i ka shprehur gatishmërinë që ta dërgojmë Forcën e Sigurisë për t’i ndihmuar ekipet e tyre në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile.
“Jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë”, ka shkruar Presidenti Thaçi. /KosovaPress/