Hebei China Fortune e dëshiron sulmuesin kryesor të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Skuadra kineze, Hebei China Fortune është vënë pas sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez, të cilin është gati ta bëjë futbollistin më të paguar në botë.
Siç raporton The Sun, Hebei China Fortune do t’i ofrojë Sanchezit nga 600 mijë euro në javë, apo 28 milionë euro në vit.
Kujtojmë se Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2018 dhe ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë apo jo. /Express/
Tags:Alexis Sanchez