Sport

​Skuadra e madhe italiane kërkon Januzajn

Interi është duke u interesuar për kosovarin Adnan Januzaj

Skuadra e madhe italiane, Inter është duke u interesuar për anësorin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Calciomercato shkruan se, Januzaj shihet si alternativë e Antonio Candrevas dhe Joe Marios, të cilët kanë refuzuar skuadrën italiane.

Kujtojmë se ditë më parë trajneri i Unitedit, Jose Mourinho u shpreh i kënaqur me Januzajn dhe vështirë do të lejojë largimin e tij.