Aktuale

​Shqipëria në Panairin e librit në Milano

Në ditën ndërkombëtare të librit, Shqipëria merr pjesë në Panairin e Librit- Tempi di Libri-, Milano, ku u diskutua rreth mundësisë së përkthimit dhe promovimit të letërsisë shqipe në gjuhën italiane.

Takim i rëndësishëm ishte dhe paneli “Musine Kokalari – vetëdija e shkrimit dhe qëndresës” nën siglën D si Disidenca, në përshtatje me hartën e tematikave sipas shkronjave të alfabetit të hartuar nga organizatorët e panairit të librit në Milano.

Në këtë temë diskutimi, Ardian Ndreca, profesor i Filozofisë moderne në Universitetin Urbanian në Romë, u shpreh se “Musine Kokalari e gjente shpëtimin tek e bukura dhe vlerat universale. Kishte vështrim të hollë dhe kritik mbi gjithçka”.

Ky panel u iniciua nga Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare, në vijim të projektit vjetor të këtyre dy insitucioneve mbi promovimin e figurës dhe veprës së Musine Kokalarit në përvjetorin e 100 të lindjes së saj.

the authorE B