Sport

​Shqipëria mposht Islandën

Kombëtarja e Shqipërisë U-21ka mposhtur si mysafir Islandën 2-3, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Kristal Abazaj ishte autor i dy golave për shpresat e Shqipërisë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Durmishaj.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë, arritën ta kthejnë rezultatin në favorin e tyre.

Një fitore e rëndësishme, e cila e ngjit ekipin Shpresa të Shqipërisë përkohësisht në vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa grupi udhëhiqet nga Irlanda e Veriut me 6 pikë në dy ndeshje.