Cristiano Roanldo e ka pranuar se Topi i Artë nuk varet nga ai, por e ka pranuar se e meriton këtë edicion
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ky ka qenë viti i tij më i mirë në karrierë dhe ka thënë se e dëshiron Topin e Artë.
Ai po ashtu e pranon se votat nuk varen nga ai dhe nuk është i obsesionuar pas këtij trofeu.
“Kam bërë gjithçka këtë edicion. Ne e fituam Ligën e Kampionëve, fitova Euro 2016 me Portugalinë. Votat nuk varen nga unë dhe unë nuk dua të jem i obsesionuar”, tha Ronaldo për Telefoot.
“Por, nëse më pyetni mua nëse dua ta fitojë Topin e Artë, do të thoja po. Ky është vit i jashtëzakonshëm për mua, me shumë trofe. Kam bërë sezonin më të mirë, nuk kam asnjë dyshim”. /Express/