Shkëndija e Tetovës tashmë eshët vetëm një hap larg për të shkruar historinë në futbollin evropian
Skuadra e Shkëndisë së Tetovës sonte do të këtë ndeshjen më të rëndësishme në histori, kur do të luaj kundër Gentit të Belgjikës në play-offin e Europa Leagues.
Ata tashmë kanë shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në play-off, por janë shumë afër që të shkruajnë një tjetër histori, shumë herë më të madhe.
Shkëndija ka dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Gentit, ku në rast të rezultateve pozitive do të inkuadrohej në fazën e Grupeve të Europa Leagues.
Stafi dhe lojtarët dje janë vizituar nga Lazim Destani, i cili për t’i motivuar ata, u ka premtuar 500 mijë euro premi, në rast të kualifikimit.
Kujtojmë se në rast të fitores, Shkëndija do të bëhej skuadra e parë maqedonase që hynë në fazën e Grupeve të Europa Leagues dhe e dyta shqiptare, pasi më herët këtë e kishte bërë Skënderbeu i Korçës.
Ndeshja e parë ndërmjet Gentit dhe Shkëndijës do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Maqedoni.