Andriy Shevchenko edhe një herë tjetër e ka pranuar se Milan ka gabuar që ka transferuar 11 lojtarë brenda një afati kalimtar
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko e ka përsëritur edhe një herë tjetër se Milan ka gabuar gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai tha se Milan është dashur të transferonte vetëm tre ose katër lojtarë të mëdhenj, e jo 11 sa ka bërë.
“Transferimet e shumta të Milanit? Personalisht do të transferoja më së shumti tre ose katër lojtarë të mëdhenj dhe ka shumë prej tyre që po i mendoj tani”, tha fillimisht Shevchenko gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.
“Rruga e zgjedhur nga drejtuesit e Milanit është legjitime, por mendoj se ky projekt është afatgjatë dhe kërkon kohë dhe durimin e të gjithëve”.
Milan pas shtatë javëve të para renditet në vendin e shtatë në Serie A, me 9 pikë më pak se Napoli dhe 7 më pak se Juventus dhe Inter. /Express/