Andriy Shevchenko ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës, për të cilën ka thënë se ka të ardhme të madhe.
Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka thënë se Kosova ishte skuadër shumë e vështirë dhe ka potencial shumë të madh për të ardhmen.
Ai po ashtu tha se Kosova ka lojtarë të talentuar dhe me të ardhme të ndritur.
“Kosova ishte skuadër e vështirë dhe luanin shumë mirë. Pavarësisht humbjes së thellë nga Kroacia, ata luajtën shumë mirë dhe ka potencial të madh. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe me të ardhme të ndritur”, tha Shevchenko pas ndeshjes për Supersport.
“Ishte ndeshje shume e rëndësishme, pas dy barazimeve ne merituam më shumë në këtë ndeshje dhe sot erdhi fitorja, e cila na vendos në pozitë të mirë në këtë grup të vështirë, tashmi kjo na liron për ndeshjet e ardhshme”. /Express/