Sir Alex Ferguson ka thënë se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i gjeneratës së tij
Ish trajneri Sir Alex Ferguson ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo për të cilin ka thënë se është futbollisti më i mirë i gjeneratës së tij.
Ai tha se Ronaldo ka dëshirë të jashtëzakonshme për futboll dhe insistoi se ai është përmirësuar shumë ndër vite.
“Ai ka dëshirë të jashtëzakonshme për futbollin. Ai gjithmonë dëshiron të bëhet më i mirë, të fitojë. Ai dëshiron shumë të luaj në ndeshje të tilla”, tha Ferguson për Bild.
“Zakonisht një top lotar luan në nivele të larta për 5 ose 6 vite dhe pastaj çdo gjë përfundon. Ronaldo po e bën këtë për më shumë se 10 vite. Kjo e bën atë të jashtëzakonshëm. Çdo gjeneratë e ka një lojtar special, Ronaldo është i kësaj”