Roma ka shënuar fitore të thellë prej 4:0 kundër Udineses në ndeshjen hapëse të Serie A
Skuadra e Romës e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri 2016/17, pasi në ndeshjen hapëse të Serie A ka shënuar fitore të thellë prej 4:0 kundër Udineses.
Roma ka treguar paraqitje fantastike, sidomos në pjesën e dytë, ku u shënuan të katër golat.
Golat për Roman në këtë ndeshje i shënuan Diego Perotti dy nga pika e bardhë, ndërsa nga një e shënuan edhe Edin Dzeko dhe Salah.