Sport

​PSG i përgjigjet agjentit të Neymarit

PSG asnjëherë nuk i ka ofruar Neymarit kontratë prej 40 milionë eurosh.

Paris Saint-Germain ka qenë pranë blerjes së Neymar, madje duke dashur të paguajë klauzolën prej 190 milionë eurosh, si edhe një pagë vjetore prej 40 milionësh eurosh, për yllin e Barcelonës.

Ky është një pohim i bërë në një transmetim televiziv në ESPN Brazil, nga agjenti i sulmuesit, Wagner Ribeiro.

Por, kjo deklaratë ëshët mohuar nga PSG, ku ata thonë se kjo është një marrëzi dhe e pavërtetë.

Nga Parisi me shpejtësi erdhi përgënjeshtrimi, në faqen e së përditshmes l”Eqipe.  “Është krejt e pavërtetë. Një pagë e tillë do ti kushtonte klubit të paktën 60 milionë euro në vit. Kjo është e turpshme. Neymar është përdorur për të rritur kuotat te Barcelona”, ishte përgjigja e klubit francez. /Express/