Barcelona ka probleme me qendër të mbrojtjes këtë sezon
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk do të mund të llogaris për një muaj në shërbimet e argjentinasit të lënduar, Javier Mascherano.
Për më shumë, dyshja e qendrës së mbrojtjes Samuel Umtiti dhe Gerard Pique janë vetëm një karton larg pezullimit me një ndeshje dhe në rast se ndëshkohen në fundjavë ndaj Leganes, atëherë do të mungojnë me 26 nëntor në Mestalla ndaj Valencias.
Trajneri Valverde kështu në dispozicion ka vetëm belgun Thomas Vermaelen, i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon, shkruan Mundo Deportivo.
Tjetër alternativ e Valverdes është edhe mbrojtësi i Barcelona B, David Costas. /Express/





















