Mosmarrëveshjet me bashkëshorten e të atin, një prizrenas kishte vendosur t’i zgjidhte ndryshe.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i njejti është arrestuar pasi ka kërcënuar me sëpatë babain e bashkëshorten, shkruan Indeksonline.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me një mjet të prehtë bashkëshorten e tij dhe babain saj. Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar në sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” /Indeksonline/