“Ndarja me Angelina Jolie ishte si të vdisja”. Aktori Brad Pitt flet për herë të parë për divorcin me të shoqen Angelina Jolie, në një intervistë për revistën amerikane “GQ Style”.
Ai tregon se hyri në depresion pas ndarjes, në sajë edhe të abuzimit me alkoolin.
Pas një viti e gjysmë terapi, ai ka mposhtur varësinë ndaj alkoolit, por kujton momentet kur ishte i dehur dhe qante në dysheme, për shkak të humbjes së familjes.
Aktori thotë se është penduar, “që nuk diti që t’i përgatiste fëmijët ndaj divorcit. Janë shumë delikatë, preken nga çdo gjë”.