Trajneri i Suedisë, Janne Andersson beson se ata kanë të gjitha mundësitë për ta eliminuar Italinë
Italia dhe Suedia do të luftojnë kundër njëra tjetrës në paly-off, ku do të kërkojnë një vend për kualifikim në Kupën e Botës.
Sipas trajnerit të Suedisë, Janne Andersson ata kanë të gjitha mundësitë për ta eliminuar Italinë.
“Ne kemi të gjitha mundësitë për të fituar dhe ndjenjat e mija janë shumë të mirë”, tha Andersson gjatë një konference për media.
“Nuk dua asgjë më shumë në botë se sa të shkoj në Rusi verën e ardhshme. Ne kishim në grup kombëtare të mëdha si Franca dhe Holanda, por treguam ndeshje të mira”, tha ai në fund.
Ndeshja e parë ndërmjet Suedisë dhe Italisë do të zhvillohet këtë të premte me 10 nëntor. /Express/