Jose Mourinho ka thënë se shpreson se do të qëndrojë më shumë se tre vite në Manchester United
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e ka pranuar se do të dëshironte më gjatë se sa është kontrata aktuale me skuadrën angleze.
Por, ai tha se dëshiron këtë ta meritoj me punë dhe suksese.
“Të shkojmë hap pas hapi. Jam në fillim të kontratës dhe të një procesi. Do të dëshiroja të qëndroja edhe më shumë se tre vite, por duhet ta meritoj atë kontratë”, tha Mourinho gjatë konferencës për media. /Express/