Sport

​Mourinho dëshiron edhe një super mbrojtës

Jose Mourinho e dëshiron edhe një qendërmbrojtës në skuadrën e tij.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i kënaqur me skuadrën që ka, por dëshiron edhe një qendërmbrojtës para fillimit të edicionit të ri.

ESPN shkruan se Mourinho ka në shënjestër dy qendërmbrojtës dhe do të tentojë transferimin e njërit prej tyre.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe atë të Real Madridit, Raphael Varane.

Transferimi i tyre do të jetë shumë i vështirë, pasi të dy futbollistët kanë thënë se janë të lumtur në skuadrat e tyre dhe se nuk duan të largohen.