ShowBiz

​Miss Turqia në probleme: Ia marrin titullin për shkak të komentit

Vetëm një ditë pasi ishte kurorëzuar me titullin e Miss Turqia, këshilli organizativ i garës ka vlerësuar se një koment i saj në Twitter ishte kontrovers dhe i papranueshëm.

Fituesja në garën e bukurisë Itir Esen ka mbetur pa titullin Miss Turqia 2017, pas porosisë së saj në Twitter për puçin e dështuar vitin e kaluar në Turqi, transmeton DPA.Komiteti organizativ i garës vlerësoi se komenti i saj është i papranueshëm dhe jo kompatibil me qëllim të promovimit të imazhit të Turqisë në botë.

Esen (18), me rastin e njëvjetorit të puçit të dështuar ushtarak në Turqi, kishte shkruar: “Në mëngjes jam me menustracione për të kremtuar Ditën e martirëve – 15 korrikun. Kremtoj këtë ditë duke derdhur gjak në emër të martirëve tanë”.

Organizatorët pas kësaj kanë konkluduar se komenti i saj është kontrovers, duke shpallur për Miss Turqia Asli Suemen, e cila në finale ishte renditur në vendin e dytë.

the authorE B