Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka publikuar urimin e tij në Twitter për ndeshjen e sontme që do të zhvillohet pas pak orësh në mes të Kosovës dhe të Kroacisë.
Të njëjtin urim, më pas, e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovac, i cili ka thënë se Kosova dhe Kroacia do ta festojnë sonte talentin dhe miqësinë e ndërsjellë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë zhvillohet sonte në orën 20:45, në Shkodër dhe ka mbledhur mijëra tifozë në mbështetje të ekipit kosovar. /Express/
