Për pesë minuta sot janë bllokuar tri rrugë në kryeqytet, kurse, autoambulanca hyri edhe shesheve në kryeqytet. Krejt këto në kuadër të përformancave me të cilat janë përkujtuar viktimat e komunikacionin rrugor.
Kjo ditë kishte për qëllim që nëpërmjet përkujtimit me moton “Me kujto, me kujdes”, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh dhe një numër më të vogël të vdekjeve në rrugë. Përkujtimi i viktimave është realizuar nga Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact,.
Performancat kanë filluar njëkohësisht brenda 5 minutave dhe janë realizuar në rrugët “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”.
Gjatë kohës së perfomancës, policia ka mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave. Ideatori dhe organizator i kësaj dite, Naim Berisha, tha se po bëjnë organizime të tilla me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, pasi në Kosova ka aksidente të shumta, veçmas atyre që ndodhin me fatalitet.
Sipas tij, mbështetja materiale nga institucionet shtetërore ka munguar tërë kohën, madje nuk kanë qenë asnjëherë prezent për ta shënuar këtë ditë që është në interes të qytetarëve të Kosovës.Për herë të parë dita vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor është mbajtur më 23 prill të vitit 2011, dhe ka vazhduar deri më tani./KosovaPress/