Skuadra e Jose Mourinhos, Manchester Unitedi, do të ndeshet sot në orën 13:30 me Bournemouthin në stadiumin Vitality, ku do të tentojnë ta sigurojë fitoren për t’u ngritur në tabelën e Premierligës.
Manchester Unitedi do ta ketë mjaft të vështirë ta arrijë këtë synim për t’i siguruar tre pikët nga kjo ndeshje pasi që Bournemouth e ka filluar këtë sezon të ri në mënyrë më të mirë, pasi që ata janë dy pozita më lartë në tabelën e Premierligës, me plot tre pikë më shumë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, skuadra e Jose Mourinhos do të jenë e motivuar pas fitores në xhiron e kaluar me rezultat 2-1 kundër Evertonit. Ata do të tentojnë ta vazhdojnë këtë formë, për t’i dhënë edhe më shumë vetëbesim lojtarëve para ndeshjes së mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
Bournemouthi është më lartë e pozicionuar në tabelën e Premierligës se “Djajtë e kuq”, dhe ata kanë arritur një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, prej të cilave pesë fitore dhe një barazim.
Ndërsa, skuadra e Mourinhos, nga vetëm 10 ndeshje të Premierligës, ka humbur pikë kundër Chelseat, Wolvesit, Brightonit, West Hamit dhe Tottenhamit. Për më tepër, ata edhe janë eliminuar nga Carabao Cup në ndeshjen ndaj klubit të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, Derby County.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Bournemouth:
Manchester United: