Sport

​Licester dhe Arsenal ndajnë pikët (Video)

Leicester City dhe Arsenal kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Premierligës

Kampioni i Anglisë, Leicester City nuk ka arritur më shumë se sa një barazim pa gola kundër Arsenlait të Granit Xhakës.

Ndeshja ka qenë mjaft interesante nga fillimi e deri në fund, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre për të fituar takimin.

Në këtë ndeshje për nga fillimi debutoi kosovari Granit Xhaka, i cili u zëvendësua në minutën e 73 nga Jack Wilshare.

Pas xhiros së dytë, Leicester ka vetëm një pikë, njëjtë sikurse Arsenal, pasi të dy skuadrat u mposhtën në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Premierligës.
https://www.youtube.com/watch?v=FdE_tzlSPYs