Sport

​La Liga prin me më së shumti kandidat për Topin e Artë

La Liga ka më së shumti futbollistë kandidatë për Topin e Artë të këtij edicion.

France Football ka publikuar listën prej 30 futbollistëve kandidat për Topin e Artë, ku më së shumti përfaqësues ka La Liga spanjolle, gjithsej 13 futbollistë.

Real Madrid ka më së shumti përfaqësues 6, Barcelona 5 dhe Atletico Madrid 2.

Në vend të dytë është Premierliga angleze me 7 futbollistë, e ndjekur nga Bundesliga me 5, Serie A me 3 dhe liga portugeze me një. /Express/