Aktuale

​Kosovarja sulmon policen gjermane në detyrë, arsyeja do t’ju befasojë

Një shqiptare 30 vjeçare, dje rreth orës 06:00 të mëngjesit ka sulmuar nje police në Heilbronn të Gjermanisë.

Policja pjese e një patrulle po bënte një kontroll rutinor, ndërsa gruaja ishte e shtrirë në një stol në Stacionin Hekurudhor të qytetit, shkruan heilbronnerstime.de.

Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan, që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch.

Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunje sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më.

Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor.

the authorE B