Rajon & Botë

​Koreja Veriore: Sulmi me raketë ndaj SHBA-së i pashmangshëm

Koreja Veriore ka thënë se sulmet me raketa ndaj Shteteve të Bashkuara janë të pashmangshme, pasi presidenti Donald Trump e quajti “Njeri Raketë” liderin e Penianit, Kim Jong-Un.

Kjo e ka rritur edhe më shumë retoriken tashmë të përshkallëzuar mes dy liderëve, transmeton Express.

Ministri i Jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yonh Ho i bëri këto komente në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pak orë pasi bombarduesit amerikanë, të përcjellë nga aeroplanët luftarakë, fluturuan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi ujërat në lindje të Koresë Veriore, në një shfaqjeje të forcës për të cilën Pentagoni ka thënë se demonstroi vargun e opsioneve ushtarake që presidenti amerikan i ka në dispozicion.

“Pasi kemi përjetuar vuajtje të rënda dhe gjata, tani më në fund jemi pak hapa larg portës së fundit të përmbushjes së forcës bërthamore të shtetit”, ka thënë Ri në tubimin vjetor të liderëve botërorë.

Ri ka theksuar se Trump e ka bërë një gabim të pakthyeshëm duke iu referuar Kim Jong-unit si njeriu raketë dhe se komentet e tij përbëjnë kërcënimin më të madh ndaj paqes ndërkombëtare deri më sot.

/Express/

the authorE B